Turp i madh, ndërpritet ndeshja Ylli- Peja, tifozët vendas sulmojnë basketbollistët

Basketboll

Turp i madh, ndërpritet ndeshja Ylli- Peja, tifozët vendas sulmojnë basketbollistët

Më: 10 prill 2025 Në ora: 19:54
Pamje

Është ndërprerë ndeshja çerekfinale e play-offit mes Yllit dhe Pejës në basketboll.

Hudhjet e gjësendëve fillimisht bënë që ndeshja të ndërpritet, me dy skuadrat që u urdhëruan t’i drejtohen zhveshtoreve.

E rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët pejanë u sulmuan nga tifozët vendas.

Momentalisht ndeshja është e ndërprerë dhe nuk ka ndonjë njoftim se çfarë do të ndodhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat