Kur Adelina Çipa tregonte muskujt si lojtare e spikatur

Basketboll

Kur Adelina Çipa tregonte muskujt si lojtare e spikatur

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2025 Në ora: 15:35
Adelina Çipa, foto e bërë nga Anduena Rifati

Adelina Çipa ka qenë prej basketbollisteve më të mira në kohën e okupimit dhe në vitet e pasluftës në Kosovë.

Një basketbolliste që dha kontrbut të madh ndër vite dhe në shumicën e ndeshjeve ka treguar muskujt si lojtare e spikatur, sidomos në ndeshjet vendimtare përkatësisht në derbit e mëdhenj. 

Një profil si Adelina Çipa sot i mungon basketbollit femëror.

Një lojtare që kishte guximin në fushën e lojës, i jepte zemër ekipit të Bashkimit të Prizrenit.

Më 30 tetor të vitit 1999, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Çipa kishte shkëlqyer me 31 pikë në fitoren e thellë të Bashkimit me rezultat 96:21 ndaj Kastriotit të Ferizajt, në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

Bashkimi - Kastrioti 96:21

Shikues:500.
Gjyqtarë: M. Ahma, H. Zeka.
Bashkimi: Arapi 4, Spahiu 2, Berisha 30, Çipa 31, Kastrati 2, Shiçkovica, Simitçiu 2, Vaganxhiu 9, Krasniqi, Rifati 14, Gashi dhe Haskuka 2,
Kastrioti: Ramolli, Mustafa, Maliqi, Sopa, Bislimi 9, Musolli 10, Kadria 2, Shemsedini, Demiri, Qerimi, Beka V. Musolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat