Boston fillon rikthimin e madh, triumfon në New York – Minnesota në epërsi ndaj GSW

Basketboll

Boston fillon rikthimin e madh, triumfon në New York – Minnesota në epërsi ndaj GSW

Më: 11 maj 2025 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Kampionët e NBA-së, Boston Celtics, mposhtën bindshëm New York Knicks me rezultatin 115:93 në Madison Square Garden dhe kështu arritën fitoren e parë në këtë seri gjysmëfinale të Play-Off-it në Konferencën Lindore dhe e zvogëluan diferencën në 1:2.

Që nga fillimi i ndeshjes, mysafirët e rritën diferencën, kështu që në fund të çerekut të parë kishin +16 (36:20), në pushim +25 (71:46), dhe drejt fundit të çerekut të tretë kishin +31 më të madhin (96:65), që ishte i mjaftueshëm për fitoren.

Payton Pritchard ishte shënuesi më i mirë në ekipin fitues me 23 pikë, ndërsa Jayson Tatum plotësoi statistikat me 22 pikë, nëntë ribaunde dhe shtatë asistime.

Knicks u udhëhoqën përsëri nga Jalen Brunson me 27 pikë, dhe pavarësisht një nate të dobët në gjuajtje (5/18), Karl-Anthony Towns shënoi së bashku 21 pikë dhe 15 kërcime.

Në ndeshjen e dytë që u luajt mbrëmë, Minnesota Timberwolves morën epërsinë 2:1 kundër Golden State Warriors në gjysmëfinalet e Play-Off-it të Konferencës Perëndimore të NBA-së, pasi fituan 102:97 në ndeshjen e tretë në San Francisko.

Mysafirët u udhëhoqën nga Anthony Edwards me 36 pikë, i ndjekur nga Julius Randle me 24 pikë, 12 asistime dhe 10 kërcime.

Në ekipin e Warriors, më të mirët ishin Jimmy Butler me 33 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime dhe Jonathan Kuminga me 30 pikë dhe gjashtë topa të kapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat