Tragjedi, basketbollisti vdes, trajneri dhe tre lojtarë të lënduar

Basketboll

Tragjedi, basketbollisti vdes, trajneri dhe tre lojtarë të lënduar

Nga: K.G. Më: 11 maj 2025 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Klubi francez Monaco ka njoftuar se një basketbollist i ri (17 vjeç) ka vdekur në një aksident që ndodhi të shtunën në mbrëmje.

Tragjedia ndodhi pasi një minibus u përmbys në orën 03.00 të mëngjesit.

E gjitha ndodhi kur skuadra "B" e Monacos u kthye nga një ndeshje jashtë fushe. 

“Monaco Basket konfirmon me keqardhje aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë, ndërsa skuadra e tyre B po kthehej nga një ndeshje më herët këtë të shtunë në nivelin e tretë të garës.

Një lojtar humbi jetën dhe pesë persona u lënduan (trajneri, tre lojtarë dhe drejtuesi i automjetiti).

"Të gjithë po i nënshtrohen trajtimit aktualisht," njoftoi klubi.

Mediat franceze raportojnë se ai ishte një nga talentet më të mëdha të klubit dhe një basketbollist rreth të cilit ishte planifikuar e ardhmja.

Ndeshja e lartpërmendur, pas së cilës ndodhi tragjedia, u fitua nga Monaco kundër ekipit të Teresa Freud me rezultatin 85:65.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat