Ekipi amerikan i vajzave mund Panamanë me shifrat 131:12

Basketboll

Ekipi amerikan i vajzave mund Panamanë me shifrat 131:12

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 11:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra e basketbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi një rekord të ri botëror në këtë sport, me fitoren ndaj Panamasë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.

Vajzat amerikane triumfuan me shifrat 131:12, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror që e mbanin vetë.

Diferenca prej 119 pikësh ishte më e madhe sesa diferenca prej 111 pikësh në fitoren ndaj Republikës Domenikane në vitin 2009.

Skuadra amerikane, kampione e botës në fuqi, e nisi shumë fort ndeshjen duke arritur avantazhin 44-0 dhe nuk patën asnjë problem për të fituar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoriti për të fituar titullin në Botërorin që po zhvillohet në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat