Sporti vazhdon të dëshmojë se është ura më e fuqishme e bashkimit dhe komunikimit, duke tejkaluar çdo hatërmbetje apo ndasi.
Një shembull i qartë i kësaj u pa në Prizren, ku kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i njohur si një pasionant i madh i basketbollit, vizitoi klubin e basketbollit Proton Cable Prizreni.
Në këtë vizitë, Totaj u prit ngrohtësisht nga drejtuesit e klubit, ndër ta edhe Arbnor Rifati.
Të dy, pavarësisht dallimeve dhe mospajtimeve të dikurshme, shtrënguan duart mes vete, duke lënë pas çdo të kaluar.
Ky gjest i thjeshtë, por i fuqishëm, dëshmoi se kur është në pyetje sporti, gjithçka tjetër mbetet në hije.
Mirënjohja dhe pritja e ngrohtë nga ana e Rifatit, si dhe përkushtimi i Totajt ndaj basketbollit, e bënë këtë takim një shembull të shkëlqyer se si sporti jo vetëm bashkon njerëzit, por edhe shërben si ambasadori më i mirë i një shteti.