Muhamed Thaçi çudit për lojtarin shqiptar - krenari e turqve! Drejton gishtin kah Ramushi 

Basketboll

Muhamed Thaçi çudit për lojtarin shqiptar - krenari e turqve! Drejton gishtin kah Ramushi 

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2025 Në ora: 12:56
Erxhan Osmani

Basketbollisti Erxhan Osmani është alfa dhe omega e kombëtares së Turqisë dhe sonte do të përballen në finalen e madhe me Gjermaninë.

Turqia apo Gjermania do të dalin kampion të Evropës, gjithçka do të dihet sonte në finalen që luhet në orën 20.00.

Ish basketbollisti i njohur Muhamed Thaçi ka befasuar me një postim në lidhje me Erxhan Osmanin dhe drejton gishtin kah trajneri Ramush Rushiti.

 “Meritat më të mëdha që Erxhan Osmani luan basketboll i ka Ramush Rushiti edhe pse parat (lekët) për këtë transfer i ka marrë me dredhi një ish lojtar nga Kosova së bashku me menaxherin gjeneral! Banviti.

Kur e kemi dërguar Erxhanin për të parën herë, Efesit si ka pëlqye e Banviti e ka marrë menjëherë! 

Sot Efesi i paguan mbi 1 milion për lojtarin që s’ju pëlqeu. 

Shumë shpejt në NBA.

Ka të shkosh ekspertë mik i dashur!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat