Tifozët e Kosovës ndalohen në stacionin policor të Igallos, një grafit UÇK

Basketboll

Tifozët e Kosovës ndalohen në stacionin policor të Igallos, një grafit UÇK

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 22:34
Pamje

Probleme për tifozët e Kosovës përkatësisht Tifo grupi “Arpagjikt” nga Prizreni.

Ata janë ndaluar në stacionin policor në Igallo. 

Cila është arsyeja e këtij ndalimi?

“Tifo grupi Arpagjikt janë ndaluar sot në stacionin policor të Igallos, pasi kishin mbuluar një grafit me mbishkrimin “Delijasha” duke vendosur mbi të “UÇK”.

Pas këtij veprimi, i gjithë autobusi  është ndaluar nga policia për kontroll.

Në pritje të më shumë informatave për gjendjen e tyre”, ka transmetuar “04 Online”.

Tifozët ishin në përkrahje të Bashkimit në ndeshjen ndaj skuadrës nga Italia, Pallacanestro Reggiana.

Me të kthyer nga Italia përmes Malit të Zi, hasën në probleme të mëdha me policinë malazeze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat