Trepçës nuk i ndahen humbjet në FIBA Europe Cup

Basketboll

Trepçës nuk i ndahen humbjet në FIBA Europe Cup

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 20:26
Pamje nga ndeshja

Anwil Wloclawek nga Polonia u tregua kockë e fortë për Trepçën në Mitrovicë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 97:87 (32:23, 12:18, 27:16, 28:30) në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit F në FIBA Europe Cup.

Basketbollistët e ekipit polak ishin shumë më të mirë në çerekun e parë, të cilën e përfunduan në favor të vetin me 9 pikë (32:23). 

Në çerekun e dytë mitrovicasit u treguan më të mirë duke e ngushtuar rezultatin në 44:41.

Çereku i tretë ishte shkatërrimtar për Trepçën, ku në minutën e 30-rë rezultatin ishte 71:57 për polakët.

Ekipi nga Polonia shënoi fitore me rezultat 97:87 ndaj mitrovicasve. 

Te Trepça më efikasit janë JaCori Payne me 17 pikë e Mustapha Amzil me 17 e të udhëtuesit Michal Michalak me 21 pikë.

Për Trepçën është humbja e tretë rresht dhe është e fundit në grup me 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat