Skuadra e Peja 03 është mposhtur në përballjen e radhës të EuroCup Women, duke u dorëzuar përballë ekipit lituanez Kibirkstis-TOKS me rezultat 62:111 (17:33, 22:25, 17:26, 6:27), në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e sporteve “Karagaq” në Pejë.
Vendaset e nisën ndeshjen me angazhim dhe motiv, por mysafiret nga Lituania shfaqën dominim të plotë në të gjitha aspektet e lojës, duke ruajtur ritmin dhe efikasitetin gjatë gjithë takimit.
Në çerekun e fundit, skuadra lituaneze shtoi presionin dhe vazhdoi me lojë të shpejtë, duke thelluar epërsinë për të siguruar një fitore të bindshme në udhëtim.
Te Peja 03, Dazia Lawrenc u dallua me 26 pikë, Jacaira Allen shtoi 11 pikë, ndërsa Enisa Kamerolli kontribuoi me 6 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.