Kombëtarja e meshkujve në basketboll do të zbresë këtë javë në fushë në dy ndeshje të rëndësishme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2029.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj do të luajnë ndaj Sllovakisë dhe Kosovës.
Ndeshja e parë do të luhet në Sllovaki më 27 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë, në Shkodër,

Lista
Shqipëria do të presë Kosovën. Kjo është hera e parë që Shqipëria e Kosova luajnë në një ndeshje zyrtare me ekipin e të rriturve.
Kuqezinjtë kanë disa ditë që janë përgatitur në qytetin e Shkodrës, ku dhe zhvilluan fazën përgatitore për këto dy ndeshje.
Stafi drejtues ka grumbulluar 12 basketbollistë, që janë gati të kontribuojnë në suksesin e kombëtares kuqezi.
Shqipëria bën pjesë në Grupin C dhe ndeshjet do të zhvillohen në tri periudha të ndryshme kohore.
Pas dy ndeshjeve që luhen këtë fundjavë ekipet do të përballen sërish në fillim të marsit (2 mars ndaj Sllovakisë) dhe më pas në fillim të korrikut (më datën 2 ndaj Kosovës).
Ekipi që renditet i pari në secilin grup dhe skuadra e dytë më e mirë e secilit grup avancon më tej, në raundin tjetër.
Një aventurë e vështirë për kombëtaren shqiptare, që kërkon të avancojë më tej edhe pse ka kundërshtarë të fortë.