Fitueset e Superkupës së Kosovës fitojnë ndaj kampionit shqiptar

Basketboll

Fitueset e Superkupës së Kosovës fitojnë ndaj kampionit shqiptar

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 19:18
Peja 03

Peja 03 shënoi fitore në Vlorë ndaj kampionit Flamurtarit nga Vlora me rezultat 70:82. 

Fitueset e Superkupës së Kosovës ishin shumë më të mira në pjesën e parë, duke e fituar këtë pjesë 24:47.

Derisa në pjesën e dytë vendaset ngushtuan shifrat, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe sfida përfundoi 70:82.

Më e mira te vendaset ishte basketbollistja Adia Brisker me 27 pikë e katër kërcime, kurse te mysafiret u dallua Kiki Jefferson me 30 pikë e 12 kërcime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat