Sigal Prishtina mposhtet në kryeqytet nga ekipi islandez 

Basketboll

Sigal Prishtina mposhtet në kryeqytet nga ekipi islandez 

Më: 6 janar 2026 Në ora: 23:04
Pamhe nga ndeshja

Sigal Prishtina pësoi humbje nga Tindastoll nga Islanda në kryeqytet pas vazhdimeve me rezultat 98:104 (23:16, 18:19, 30:24, 16:28, 11:17). 

Takimi i zhvilluar në kuadër të Ligës ENBL ishte interesant, me bardhekaltrit që e nisën ndeshjen më mirë dhe ishin më të mirë në periudhën e parë dhe atë të tretë, derisa mysafirët u rikthyen në pesë minutat e fundit nga 80:68 për të kaluar në epërsi 83:86, ndërsa koha e rregullt përfundoi 87:87.

Në vazhdime Tindastoll u tregua më e mirë për të fituar 98:104. 

Te vendasit basketbollisti Deondre Burns e mbylli ndeshjen me 31 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse Adrio Bailey kishte 27 pikë e 12 kërcime. 

Sigal Prishtina ka katër fitore e tri humbje, derisa Tindastoll pesë fitore e një humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat