​Superliga në prag përforcimesh, nis faza vendimtare e sezonit

Basketboll

​Superliga në prag përforcimesh, nis faza vendimtare e sezonit

Më: 13 janar 2026 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se është hapur zyrtarisht afati kalimtar në konkurrencën e meshkujve.

Afati ka nisur do të jetë i hapur deri më 14 janar.

Klubet e ProCredit Superligës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh rivalitetin e madh dhe rëndësinë e çdo ndeshjeje në këtë fazë të kampionatit, ku po luftohet për titull dhe për mbijetesë.

Përforcime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve, të cilat këtë edicion po zhvillohen me intensitet dhe interes të shtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat