Paraqitja e dytë e Kosovës në Esports Basketball eFIBA Season 4

Basketboll

Paraqitja e dytë e Kosovës në Esports Basketball eFIBA Season 4

Më: 21 janar 2026 Në ora: 12:13
Pamje

Kosova për herë të dytë po merr pjesë në garat e Esports Basketball eFIBA Season 4.

Të martën Kosova kishte dy ndeshje mjaft të vështira ndaj Kroacisë dhe Francës, dy kombëtare me përvojë në garat e Esport.

Në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror, Kosova është në Grupin C. Nga dy ndeshje të zhvilluara ndaj Kroacisë rezultati i përgjithshëm ishte 112:192, derisa ndaj Francës 145:237.

Kosova të enjten do t’i ketë dy ndeshjet e fundit në grupe, ku synon paraqitje pozitive, ndaj Hungarisë dhe Lituanisë, nga ora 20:00, përkatësisht 21:15.

Katër ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e kualifikueseve evropiane.

Ekipi i vendit të pestë kalon në play-off, ku ka ende një mundësi për t’u kualifikuar dhe për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat