Prishtina nesër luan ndaj Vëllaznimit, Plisat kanë një thirrje për tifozët 

Basketboll

Prishtina nesër luan ndaj Vëllaznimit, Plisat kanë një thirrje për tifozët 

Më: 21 janar 2026 Në ora: 23:18
Plisat

Ditën e sotme, Bekë Berisha i cili ditë më parë mori postin e kryetarit te KB Prishtina, pasi sipas ligjit nuk ka të drejtë të shfrytëzoj dy poste publike, sot e emëroi si ushtrues detyre të Kryetarit të klubit, Rinor Grajqevcin.

Grajqevci i cili është edhe kryetar i tifo grupit ”Plisat” do të jetë U.D Kryetar i KB Prishtinës, deri në zgjendjen e kryetarit të ri.

“Plisat” kohët e fundit si shenjë proteste ndaj kryesisë së vjetër të klubit, kanë bojkotuar ndeshjet e Prishtinës, derisa tashmë kanë bërë thirrje qytetarëve, që në ndeshjen e nesërme ndaj Vëllaznimit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, të mbushin palestrën.

Ftesë për kthim në sallë,  qytetarë të Prishtinës, e dimë pse shumë prej jush nuk keni ardhur në sallë vitet e fundit.

Padrejtësitë, keqmenaxhimi dhe ndarjet e larguan qytetin nga klubi.

Sot, kjo ka ndryshuar.

Ne, Plisat, e kemi fituar betejën për klubin.

Basketbolli i Prishtinës po kthehet te qyteti dhe te njerëzit e vet. Për ta kthyer aty ku duhet klubin na duhet shumë punë. Do ta bëjmë së bashku me ju.

Prandaj, kjo është një ftesë e hapur: Për ata që u larguan nga padrejtësia.

Për ata që u lodhën nga ndarjet.

Për ata që ende e duan Prishtinën, edhe në heshtje.

Ejani në sallë.

Ta mbushim bashkë.

Ta rikthejmë atmosferën që na ka munguar.

Prishtina është e jona. E juaja. E secilit prej nesh që e duam qytetin, klubin e vendin – pa hile.

Salla është e jona. Klubi është i joni. Qyteti është i joni.

Koha është tani. Për Prishtinën”, reagojnë “Plisat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat