Edona Thaçi është bërë shqiptarja e parë që ka prekur majat e suksesit në basketbollin amerikan.
Edona me prejardhje nga Kosova ka nënshkruar kontratën zyrtare si analiste dhe reportere në USA Sport.
Edona do të komentojë dhe analizojë ndeshjet në WNBA (ligën e NBA për femra).
Thaçi ka disa vite që po kontribuon edhe në Kosovë duke sjellur në vendin tonë trajnerë eminentë amerikanë të cilët po mbajnë kampe trajnimi në vendin tonë.