​“All-Star nuk ishte qëllimi im”: LeBron James pas thyerjes së rekordit të radhës

Basketboll

​“All-Star nuk ishte qëllimi im”: LeBron James pas thyerjes së rekordit të radhës

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 12:30
LeBron James

Ylli i La Lakers Lebron James ka shënuar edhe një rekord të ri duke arritur që të jetë pjesë e formacionit të All-Star për të 22-tën herë rresht, por këtë herë si lojtarë i bankës rezervë.

James, i cili mungoi 14 ndeshjet e para të sezonit 2025-26 për shkak të dhimbjes të nervit shijatik, luajti 31 ndeshje këtë sezonë më një mesatare prej 21.9 pikëve.

“Nuk ishte një qëllim i imi që të hyja në sezon, të mungoja 14 ndeshjet e para dhe të thoja, ‘Në rregull, mund të jem një All-Star’”, u tha James gazetarëve pasi luajti në humbjen 112-100 të Lakers kundër New York Knicks, raporton BBC.

Në ndeshjen e mëngjesit të sotëm ndaj Nicks, super dyshja Lebron dhe Doncic kombinuan gjysmën e pikëve të Lakers, 52, duke shtuar 20 kërcime dhe 14 asistime, kombinim ky që nuk mjaftoi për të korrur fitore.

"Doja vetëm të kthehesha të luaja lojën në një nivel të lartë për të cilin e dija se isha i aftë, pasi të kisha hequr qafe humbjet në ndeshjet parasezonale, kampin stërvitor dhe stërvitjet verore, të cilat nuk i kam bërë kurrë në të gjithë karrierën time. Kështu që nuk mendova për ndeshjen All-Star, për të qenë i sinqertë", u shpreh James.

Lebron u zgjodh për ndeshjen All-Star të NBA-së në vitin 2025, por nuk luajti për shkak të një dëmtimi.

Kevin Durant, i cili luan për Houston Rockets, Devin Booker i Phoenix Suns dhe Anthony Edwards nga Minnesota Timberwolves u zgjodhën gjithashtu si rezervë të Konferencës Perëndimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat