Basketbollisti Edon Maxhun po kalon formë të madhe.
Mbrëmë ishte në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Shqiptari i Kosovës e reprezentues i Finlandës, mbrëmë ishte në finalen e Kupës së Kosovës.
“Edon Maxhuni, ylli shqiptar i basketbollit në finalen e Kupës mes Trepçës dhe Bashkimit.
Skuadrat finaliste dhuruan show në parket derisa tifozët në tribuna, duke impresionuar edhe Maxhunin, i cili ka një karrierë të bujshme në basketboll”, shkruan në faqen e FBK-së.