Janë luajtur takimet e radhës së Ligës Unike në basketboll për meshkuj, që kanë dhuruar dy ndeshje “derbi” me ekipet e Superligës shqiptare.
Në Grupin A, ekipi i Besëlidhjes fitoi 87-80 ndaj Teutës jashtë fushe. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fundin e saj. Dean me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për lezhjanët, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Memçaj për durrsakët.
Në Grupin B, skuadra e Apolonisë triumfoi me lehtësi 89-62 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Fier. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, me vendasit që shkëputen dhe triumfojnë falë 23 pikëve të Campbell dhe 20 pikëve të Bate.
Liga Unike-Grupi A
Teuta – Besëlidhja, 80-87
Vëllaznimi – Bora, 89-80
Liga Unike-Grupi B
Apolonia – Vllaznia, 89-62
Go Peja – Golden Eagle Ylli, 89-90