Fenerbahce zhgënjen në shtëpi por ruan kreu

Basketboll

Fenerbahce zhgënjen në shtëpi por ruan kreu

Më: 28 mars 2026 Në ora: 20:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra turke e Fenerbahce u mund 92-82 në fushën e saj nga Zalgiris Kaunas, por ruan kreun e renditjes së Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 34-t. Në vendin e dytë renditen Olympiacos dhe Real Madrid, që fituan në ndeshjet e radhës.

Grekët mundën 104-87 Paris Basketball jashtë fushe, ndërsa spanjollët triumfuan 82-71 ndaj Anadolu Efes. Në zonën play off, mes gjashtë skuadrave që avancojnë direkt në cerekfinale, janë edhe Valencia Basket, Hapoel Tev Aviv e Zalgiris Kaunas.

Betejë e fortë edhe për zonën “play in” (vendet 7-10), ku aktualisht ndodhen Panathinaikos, Barcelona, Crvena Zvezda dhe Monaco.

Këto skuadra luajnë për dy vendet e fundit që të cojnë në play off. Jashtë kësaj gare duken ekipet italiane, që kanë zhgënjyer këtë sezon.

Euroleague-Raundi i 34-t

Paris Basketball – Olympiacos, 87-104

Bayern Munich – Villeurbanne, 93-83

Armani Milano – Virtus Bologna, 103-87

Maccabi Tel Aviv – Dubai Basketball, 104-100

Real Madrid – Anadolu Efes, 82-71

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 82-92

Panathinaikos – Monaco, 107-97

Partizan Beograd – Valencia Basket, 110-104

Barcelona – Zrvena Zvezda, 92-88

Baskonia Gasteiz – Hapoel Tel Aviv, 118-109

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat