Olympiacos “parakalon” Fenerbahce në krye të Euroleague

Basketboll

Olympiacos “parakalon” Fenerbahce në krye të Euroleague

Më: 5 prill 2026 Në ora: 01:14
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 35-të të sezonit të rregullt të Euroleague në basketboll për meshkuj, që gradualisht po i afrohet fundit.

Olympiacos është ngjitur në krye të renditjes, duke e ndarë atë bashkë më Fenerbahce, me nga 23 fitore secila (kanë edhe nga 12 humbje).

Në ndeshjet e fundit, grekët mundën 82-74 francezët e Villeurbanne, ndërsa turqit (kampionët në fuqi) u mundën 85-76 nga Bayern Munich. Këto dy skuadra mund të presin që në ndeshjet e radhës zyrtariosht një biletë për në fazën cerekfinale të play off-it.

Në vendin e tretë ndodhet Real Madrid, që ka 22 fitore, po aq sa edhe Valencia Basket, surpriza e këtij sezoni. Ekipi i Real u mund në sekondat e fundit 98-96 nga Baskonia, ndërsa Valencia triumfoi 91-81 ndaj Virtus Bologna.

Në zonën play off janë edhe Hapoel Tel Aviv e Zalgiris Kaunas.

Euroleague-Raundi i 35-të

Bayern Munich – Fenerbahce, 85-76

Zalgiris Kaunas – Barcelona, 83.71

Hapoel Tel Aviv – Panathinaikos, 92-88

Dubai Basketball – Monaco, 101-91

Crvena Zvezda – Partizan Beograd, 82-89

Partis Basketball – Armani Milano, 103-93

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 103-89

Villeurbanne – Olympiacos, 74-82

Virtus Bologna – Valencia Basket, 81-94

Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 98-96

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat