Natë e zezë për Vëllaznimin, bie nga elita! Rahoveci feston 

Basketboll

Natë e zezë për Vëllaznimin, bie nga elita! Rahoveci feston 

Më: 8 prill 2026 Në ora: 21:51
Pamje nga një ndeshje

Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakovabie nga elita.

Gjakovarë nuk i bëri punë fitorja ndaj Pejës.

Kuqezinjtë fituan me rezultat 88:82 në një super ndeshje në Gjakovë, por nuk arritën qëllimin, pasi mbeten në vendin e tetë të ProCredit Superligës. 

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’, Rahoveci 029 mbetet në Superligë.

Në një përballje të jashtëzakonshme në Therandë, Rahoveci 029 fitoi ndaj Golden Eagle Yllit në vazhdime me rezultat 83:89 për të siguruar edhe një vit qëndrimin në elitë 

Sigal Prishtina renditet në vend të gjashtë me 38 pikë, sa ka edhe Rahoveci në të shtatin dhe Vëllaznimi në fund të tabelës.

Trepça fiton bindshëm, por bardhekaltrit kualifikohen në “Play-off”.

Kampionët fituan 113:80, ndërsa prishtinasit mbetën në vendin e gjashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat