Basketbollisti i mirënjohur, Drilon Hajrizi, ka reaguar ndaj një shkrimit të KB Peja. Hajrizi, basketbollist i Trepçës, tha se Peja mos të merret me marrina por t’ia kthejnë borxhin prej 15.000 eurove.
‘Nuk kam sharë, nuk është në natyrën time! Është e vërtetë se e kam ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesëve të sharjeve në kor ndaj meje në Pejë, por assesi lojtarët e aq më pak klubin.
Kontributi im për KB Pejën është i madh. Atë e dijnë tifozët e vjetër, Shqiponjat e vërteta.
Këta që janë vërsulur ndaj meje, duan që kështu të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin palarat e tyre.
Në vend se të merreni me këto marrina ma ktheni borxhin prej 15,000 eurove!
Ja sharjet e orkestruara në kor ndaj meje. Paramendoni, ndaj njeriut që dha aq shumë për klubin e KB Pejës!”., ka reaguar Hajrizi.