Gratë e Kosovës çuan në këmbë Shkupin, rrëzuan Bosnjën në vitin 1987

Basketboll

Gratë e Kosovës çuan në këmbë Shkupin, rrëzuan Bosnjën në vitin 1987

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2026 Në ora: 15:53
Resmije Juniku

Historia është interesante e sportit të Kosovës në vitet e 80-ta, sporti më i shikuar femëror ishte basketbolli.

Në Prishtinë shumë herë ishin të pranishëm në palestër mbi 3000 veta kur luante klubi i basketbollit Universiteti i Prishtinës me kapitenen Resmije Juniku.

Një ngjarje që duhet kujtuar është 12 prilli i vitit 1987 në Shkup, ku gratë e Kosovës çuan në këmbë Shkupin, shumë shqiptarë në palestrën “Kale” festuan rikthimin në Ligën e Parë ish jugosllave dhe rrëzimin e klubi Bosna nga Sarajeva.

“Prej katër ekipeve sa morën pjesë në kualifikime, në sezonin e ardhshëm në elitën e basketbollit do të luajnë Universiteti i Prishtinës, Vojvodina e Novi Sadit e Rijeka, kurse Bosna e Sarajevës edhe në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Dytë federative.

Të prira nga Remije Juniku, e cila në këtë ndeshje luajti shumë mirë dhe shënoi 26 pikë (gjashtë treshe), prishtinas ia kaluan kundërshtares në çdo element të lojës”, ka shkruar gazetari Muharrem Bulliqi më 13 prill të vitit 1987 në sportin e “Rilindjes”.

“Deri në orët e vona të mbrëmjes prishtinaset dhe rijekaset kënduan e vallëzuan, duke u gëzuar, me të drejtë, për suksesin e arritur”, kishte shkruar mes të tjera Bulliqi.

12 prill, 1987

Universiteti – Bosna 74:64

Qendra sportive në “Kale” në  Shkup.

Shikues: 2.000.Gyqtartë: Mirosllav Gapiq e Senad Ranushoviq nga Beogradi.

Universiteti: Serbeze Perani 12, Sahatçiu, Xhemile Berisha, Shemsije Stublla 10, Jankoviq 10, Nosha, Resmije Juniku 26, Xhevahire Mustafa 16, Zulfiu dhe Çurqiq.

Bosna: Relota, Elez, Muftiq, Popoviq, Savoviq 4, Bukovac 13, Berjan 15, Mustahbaqshiq 21, Smiliq dhe Gaxhe 11.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat