Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda jep lajmin ne hidhur.
Ka ndërruar jetë Flamur Kuqi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 37-vjeçare të Flamur Kuqit, ish-anëtar i Bordit të KB Golden Eagle Ylli.
Flamuri ishte pjesë e rrugëtimit të klubit tonë dhe dha kontributin e tij në një periudhë të rëndësishme për klubin.
Largimi i tij i parakohshëm është humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën.
Në emër të KB Golden Eagle Ylli, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuqi, të afërmve dhe miqve të tij.
Pusho në paqe Flamur!”, thuhet nga klubi.