Shoshaj - lojtari më i ri i kuqezinjve  

Basketboll

Shoshaj - lojtari më i ri i kuqezinjve  

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2026 Në ora: 19:50
Fatlind Shoshaj

Vëllaznimi i Gjakovës duket se po organizohet më mirë për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës.

Duket se gjakovarët kanë mësuar nga dështimi në edicionin e kaluar dhe me  synime që mos t’i përsëritet ajo që iu ndodhi gjatë edicionin që e lamë pas, vazhdojnë me përforcime që të jenë më të denjë për secilin ekip.

“Fatlind Shoshaj është lojtari më i ri që i bashkohet ekipit tonë për sezonin e ri. 

Organizatori 23-vjeçar vjen në Gjakovë pas një karriere edhe përtej kufinjve të Kosovës.

Belgjika ishte një prej ndalesave të rëndësishme të Shoshajt, ku u zhvillua te Kangoeroes Mechelen dhe pati paraqitje në BNXT League, ndërsa eksperienca e tij ndërkombëtare përfshin edhe kompeticionin prestigjioz evropian - FIBA Europe Cup.

Në basketbollin kosovar, Shoshaj ka qenë pjesë e Pejës duke fituar titull kampioni të Kosovës dhe Sigal Prishtinës, ndërsa ka luajtur edhe në Ligën Ballkanike.

Tani një kapitull i ri. Shoshaj vjen për të sjellë shpejtësi, organizim dhe energji në skuadrën e Vëllaznimit”, thuhet nga KB Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat