Djemtë e vajzat e Kosovës nisin sot garën në basketbollin 3x3 në Taranto

Basketboll

Djemtë e vajzat e Kosovës nisin sot garën në basketbollin 3x3 në Taranto

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 09:57
Djemtë e vajzat e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin 3x3, në konkurrencën e meshkujve, sot do ta nisë garën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Dardanët do të përballen me Portugalinë nga ora 17:00, pas ndryshimeve të fundit në programin e garës.

Ndeshja Kosovë–Serbi, e paraparë të zhvillohej po këtë ditë, nuk do të luhet për shkak të tërheqjes së Serbisë nga gara.

Pas këtij ndryshimi, Grupi C përbëhet nga Kosova, Portugalia dhe Turqia, ndërsa dy skuadrat e para të grupit do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.

Ndërkohë, programi i Kosovës në konkurrencën e femrave mbetet i pandryshuar. Vajzat kosovare do t’i zhvillojnë sot dy ndeshjet e fazës së grupeve, fillimisht ndaj Greqisë nga ora 18:00 dhe më pas ndaj Italisë, në ora 19:50.

Ndeshjet e fazës finale do të zhvillohen më 31 gusht dhe 1 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat