Ishte qendra më e mirë në NBA, fitoi titullin para gjashtë vitesh, tani do të luajë në Gjeorgji

Basketboll

Ishte qendra më e mirë në NBA, fitoi titullin para gjashtë vitesh, tani do të luajë në Gjeorgji

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 23:09
Dwight Howard

Një nga qendrat më të mira në historinë e NBA-së, Dwight Howard, do ta vazhdojë karrierën e tij në Evropë.

Ish-kampioni i NBA-së, 40-vjeçari, nga muaji i ardhshëm do të luajë në Gjeorgji, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën Black Fortress nga Tbilisi.

“Gjeorgji, po vij! Jo në Atlantën time, por në Tbilisi”, ka shkruar Howard, i cili zbuloi se edhe tifozët kanë pasur ndikim në vendimin e tij.

Howard është 8 herë All-Star, pesë herë është përzgjedhur në ekipin më të mirë të NBA-së dhe tri herë radhazi është shpallur Lojtari më i Mirë Defensiv i Vitit në ligë.

Ai ka qenë pesë herë lider i NBA-së në kërcime dhe dy herë lider në bllokime.

Në vitin 2008, ai fitoi edhe garën e ngulitjeve (Slam Dunk Contest).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat