Fenerbahce “perfekte”, Dubai pëson humbjen e parë sezonale në Stamboll

Basketboll

Fenerbahce “perfekte”, Dubai pëson humbjen e parë sezonale në Stamboll

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 22:06
Pamje nga ndeshja

Fenerbahce ka mposhtur 76:66 Dubain në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Euroligës në basketboll për meshkuj.

Turqit nisin mirë ndeshjen dhe fitojnë periodën e parë me rezultatin 26-14. Dubai reagon në periodën e dytë, duke fituar 25-16. Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet me rezultatin 13-12 për vendasit.

Fenerbahce nis shkëputjen në periodën e fundit të cilën e fiton 21-15 dhe gjithë takimin me rezultatin 76:66.

Fenerbahce siguron fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa Dubai pëson humbjen e parë në këtë sezon të Euroligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat