Luka Donçiq vazhdon të thyejë rekorde në basketbollin amerikan! Ylli slloven zhvilloi edhe një paraqitje të jashtëzakonshme, duke vendosur një rekord historik dhe duke lënë pas edhe legjendën e basketbollit, Michael Jordanin.
Los Angeles Lakers kanë shumë arsye për të festuar, pasi arritën një tjetër fitore. Në përballjen ndaj Sacramento Kings, Luka Donçiq shkëlqeu me 40 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, duke i ndihmuar Lakers të triumfojnë me rezultat 116:103.
Me këtë fitore, skuadra nga Los Angeles regjistroi fitoren e shtatë në nëntë ndeshje të zhvilluara dhe vazhdoi serinë prej tri fitoresh radhazi.
Basketbollisti slloven realizoi gjashtë gjuajtje për tri pikë dhe për të tretën ndeshje radhazi shënoi të paktën 40 pikë. Megjithatë, ajo që e bëri këtë përballje edhe më të veçantë ishte rekordi i ri historik.
Luka Donçiq u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që regjistron gjashtë ndeshje radhazi me të paktën 35 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe pesë gjuajtje të sakta për tri pikë.
Fillimisht, ai kishte barazuar rekordin e Damian Lillard, i cili kishte regjistruar pesë ndeshje radhazi me statistika të tilla.
Por, në përballjen ndaj Sacramento Kings, Luka Donçiq e tejkaloi yllin e Portlandit dhe u bë mbajtësi i vetëm i këtij rekordi historik.