Njihuni me Ava Max – këngëtarja tjetër shqiptare që po ngjitet me sukses në skenën e muzikës botërore

Bota e Yjeve

Njihuni me Ava Max – këngëtarja tjetër shqiptare që po ngjitet me sukses në skenën e muzikës botërore

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:24
Ava Max

Shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, po iu shtohet edhe një tjetër emër.

Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës.

“Sweet but Psycho” mban titullin kënga të cilën ajo e ka publikuar në tetor të vitit të kaluar, dhe ka arritur majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Image
Image

Shqiptarja ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Records”, e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës.

Kur jemi te shqiptaret e suksesshme, ajo ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e këtyre dy të fundit, pasi si Rita ashtu edhe Bebe Rexha, e ndjekin artisten Ava Max në rrjetin social Instagram.

Kënga “Sweet but psycho” arriti të renditej në vendin e parë më 28 dhjetor 2018, në top listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar”.

Dhe jo vetëm, kjo këngë ka qenë e pranishme thuajse në të gjitha top listat evropiane, teksa është edhe prej projekteve muzikore më të transmetuara muajve të fundit në kanalin më të madh të muzikës MTV.

Por kush është Ava Max?

Amanda Ava Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo publikoi këngën e saj të parë të debutuese “Way My Way”, përmes “Records Atlantic” më 20 prill 2018, teksa më pas ka sjellë edhe këngën “Slippin” në duet me reperin e njohur shqiptar në Amerikë, Gashi.

Ava Max e nisi karrierën e saj në ShBA, teksa tani e vazhdon në Londër – vendin ku familja e saj është shpërngulur prej kohësh.

Ajo është gjithashtu pjesë e një prej këngëve të albumit “7” të DJ-të me famë botërore, David Guetta, i cili në valën e shumë këngëve të suksesshme brenda albumit, pati edhe këngën “Say my name” në bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ava Max mesa duket është emri i ardhshëm i shqiptarëve të suksesshëm, që iu shtohet artistëve me renome botërore siç janë: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Gashi, etj. 

o e ka publikuar në tetor të vitit të kaluar, dhe ka arritur majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat