Ka marrë plot komplimenta Meghan Markle gjatë takimit me pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë në strehën e kafshëve “Mayhew”, por mes tyre pati edhe një që ne do të mendonim se nuk i ka pëlqyer shumë dukeshës së Sussex-it.
“Çfarë zonjë e dashur që je. Të bekoftë Zoti”, i tha nje prej grave të pranishme në event, e cila është me origjinë nga Xhamajka, e cila nuk e la me kaq komentin e saj: “Dhe je një zonjë e shëndoshë!” vazhdoi ajo, duke bërë kështu një batutë për barkun e rrumbullakosur.
Por reagimi i Meghanit nuk ishte ashtu sic mund ta mendonim. Ajo ka nisur të qeshë me të madhe e i është përgjigjur: “ Po, jam shëndoshur, e pranoj!”.