Victoria Beckham elegante në të bardha

Bota e Yjeve

Victoria Beckham elegante në të bardha

Nga: Bota sot Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:49
Victoria Beckham

44 vjeçarja dukej shumë në stil, e vshur në të bardha, derisa po linte hotelin.

Ish anëtarja e “Spice Girl” zgjodhi një palë këpucë të zeza, një rrip të kuq dhe një pallto prej mëndafshi, për të kompletuar pamjen e saj joshëse, përcjell Bota sot.

Paraqitja erdhi pasi ylli la të kuptohet se ajo mund të bëjë një paraqitje të papritur në skenë me shoqërinë e saj.

"Do të jem gjithmonë një Spice Girl dhe jam aq krenare për gjithçka që kam arritur. Unë jam krenare për to”, tha ajo gjatë një interviste në edicionin e së enjtes të “Good Morning America.”

Duke shprehur mbështetjen e saj për Mel B, Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner, ajo vazhdoi: “Do të jetë shfaqja më e mirë - Nuk mund të pres që ta shohin atë.”

Ndërkohë, Victoria kohët e fundit zbuloi se asaj i duhet të kujdeset shumë për trupin e saj. Ajo ndjek një dietë të disiplinuar dhe të shëndetshme dhe siguron që të gjejë kohë për të ushtruar në mënyrë që të ndjehet mirë me format e saj.

"Unë jam shumë e lumtur më mënyrën se si kujdesem në atë që ha. Pres shumë nga trupi im - unë jam 44 vjeç, kam katër fëmijë, punoj shumë, udhëtoj. Për mua është gjithçka të ha shëndetshëm dhe të punoj”, përfundoi ajo.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat