Kush thotë që ngjyra rozë nuk është për dama: Melania Trump duket sikur sapo ka zbritur nga pista e modës!

Bota e Yjeve

Kush thotë që ngjyra rozë nuk është për dama: Melania Trump duket sikur sapo ka zbritur nga pista e modës!

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:21
Melania Trump

Bashkëshortja e kryetarit të SHBA-së po rrëmben interesimin kudo që shfaqet, ndërkaq stili i saj i modës është elegant, femëror dhe glamuroz

Nuk është për t’u habitur që shumica e konsiderojnë si trashëgimtare të vetme të vërtetë të damës së parë legjendare Jackyline Kennedy, e cila ka ngazëllyer me zgjedhjet e saj të modës, prandaj edhe ka gëzuar titullin e ikonës së modës.

Me rastin e vizitës që ua ka bërë fëmijëve në Institutin e Shëndetit në Bethesda, bukuroshja sllovene është dukur sikur sapo ka zbritur nga pista e modës nga koka deri te thembrat në nuanca trendi të trëndafiltë.

Image

Ish-manekinia ka shkëlqyer në pallton shumë të bukur model klasik me jakë të mëdha. I ka bashkuar me këpucë të së njëjtës nuancë, ndërkaq nën pallto ka pasur të veshur fustan mini, i cili i rrinte për mrekulli.

Se shoqërimi me fëmijët i është më se i këndshëm, ka treguar edhe këtë herë duke mos hequr buzëqeshjen nga fytyra derisa punonte urimet dhe zbukurimet.

Image

“Më pëlqen shumë kombinimi yt”, i ka thënë njërës ndër vajzat me të cilën është shoqëruar me rastin e vizitës në Institut ku shërohen të sëmurët e vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat