Kejvina la vendin bosh si velinë te “Xing me Ermalin”, mbi 300 vajza kërkojnë ta zëvendësojnë

Bota e Yjeve

Kejvina la vendin bosh si velinë te “Xing me Ermalin”, mbi 300 vajza kërkojnë ta zëvendësojnë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:48
Kejvina Kthella

Moderatori i njohur Ermal Mamaqi deklaroi të shtunën e kaluar në “Xing me Ermalin”, se Kejvina Kthella nuk do të jetë më pjesë e emisionit si velinë.

Lidhur me këtë, velina seksi u shpreh se do të shkonte në Milano të Italisë, ku sipas saj diçka e bukur po e pret. Më pas Ermali shtoi se shumë shpejt do ta shohim Kejvinën në një kanal të fuqishëm Italian.

Por lind pyetja se kush do e zëvendësojë Kthellën?

“Xing.al” shkruan se në ambientet e “Tv Klan” ditën e sotme janë shfaqur më shumë se 300 vajza për të zënë pozicionin e saj.

Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme vajzat duken shumë simpatike dhe duket se konkurrenca është e lartë.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Kejvina reagoi lidhur me vajzën që do ta zëvendësojë atë. Ajo publikoi një foto ku shfaqej më një spec të kuq në gojë dhe shkruante: “Vetëm ky speci i kuq më zëvendëson mua tek ‘Xing-u’!”.

Kështu ish-velina la të nënkuptohej se kushdo që do të vendoset në vend të saj, s’do të jetë aq e mirë sa ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat