Aktorja e famshme italiane i propozoi për martesë të dashurës politikane: Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare…

Bota e Yjeve

Aktorja e famshme italiane i propozoi për martesë të dashurës politikane: Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare…

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:50
Eva Grimaldi dhe Imma Battaglia

 “Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare është një gjë e rrallë dhe kjo na ndodhi ne. Zemra nuk urdhërohet. Më tha ‘Po’”. Ky është statusi që ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” aktorja e famshme italiane, Eva Grimaldi.

Aktorja ka zbuluar se ajo i ka propozuar për martesë të dashurës së saj, aktivistes e politikanes, Imma Battaglia.

Madje duket se ato të dyja tashmë kanë nisur kërkimet për fustanin e bardhë që do të veshë aktorja. Mediat italiane shkruajnë se ceremonia do zhvillohet në Romë.

Gjithashtu mendohet se dyshja mund të ketë zgjedhur muajin maj. Ndërkohë Eva dhe Imma kanë 7 vjet lidhje, por e bënë publike romancën vetëm 2 vite më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat