Tayna publikon fotografi atraktive nga pushimet në Tajlandë, prezanton prindërit

Bota e Yjeve

Tayna publikon fotografi atraktive nga pushimet në Tajlandë, prezanton prindërit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:03
Tayna

Reperja shumë e pëlqyer nga publiku, Tayna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur shtetin e largët, Tajlandën, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Rap-artistja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga pushimet.

Ajo ka publikuar një imazh me bikini, duke vënë në pah format trupore, për të cilat shpesh edhe është komplimentuar.

Ndërkohë, në një imazh të hedhur në InstaStory, Tayna ka zbuluar edhe personat që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

Reperja ka treguar se janë prindërit e saj ata që ndodhen në pushime me të, ndërsa ka publikuar një fotografi me ta.

Për sa i përket muzikës, Tayna para pak ditësh ka sjell për fansat këngën e saj më të re “Kce”, e cila është pritur mirë nga publiku. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat