Rrëfehet Rozana Radi: Ja si përfundova me gjoks bullgareje - Bota Sot
Rrëfehet Rozana Radi: Ja si përfundova me gjoks bullgareje

Bota e Yjeve

Rrëfehet Rozana Radi: Ja si përfundova me gjoks bullgareje

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:33
Rozana Rad

Rozana ka treguar historinë interesante si ka vendosur të zmadhojë gjoksin e saj.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi e ka pranuar hapur se ka kryer ndërhyrje për të zmadhuar gjoksin.

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit”, artistja ka folur hapur sesi e mori një vendim të tillë, duke thënë se operacionin e ka bërë në Shkup kur ishte adoleshente.

“Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: “Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë”.

Por, sipas Rozanës asokohe kishin nisur kripet, kryesisht në Bullgari ku vajzat kishin nisur të zmadhonin gjoksin dhe ajo mendonte pse të mos ishte një “bullgare e vogël”.

“Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me shoqëri me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me radhë dhe ndonjëra godet. Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai. Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vij, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje”, tha mes të qeshurave këngëtarja.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...