Në festën e Chanel, aktorja e dashur për publikun zbulon shtatzëninë!!!

Bota e Yjeve

Në festën e Chanel, aktorja e dashur për publikun zbulon shtatzëninë!!!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:09
Keira Knightley

Aktorja e njohur Keira Knightley ka konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë në festën-loktejl të Chanel J12 mbajtur në Paris të enjten. Knightley debutoi barkun e saj të rrumbullakosur për herë të parë në këtë event duke i suprizuar të gjithë.

34-vjeçarja vendosi dorën mbi bark teksa i drejtohej eventit e veshur me një fustan krem me shpatulla të hapura. Aktorja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, muzikanti 35-vjeçar James Righton që e mbante prej dore teksa çifti mbërriti në eventin e markës së njohur.

Keira dhe James u martuan në Francë në Maj të 2013-ës dhe mirëpritën në jetë vajzën e tyre Edie, po në 2015-ën.  Keira, është amabsadore e Chanel që nga viti 2008 dhe edhe për këtë event kishte zgjedhur fustan dhe orë po të Chanel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat