Ashtu si u shfaq Jennifer Lopez mbrëmë në Met, Oriola Marashi e ka bërë para disa muajve - Bota Sot
Ashtu si u shfaq Jennifer Lopez mbrëmë në Met, Oriola Marashi e ka bërë para disa muajve

Bota e Yjeve

Ashtu si u shfaq Jennifer Lopez mbrëmë në Met, Oriola Marashi e ka bërë para disa muajve

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:21
Jennifer Lopez

JLo është shfaqur në stil të veçantë në eventin më të rëndësishëm të modës mbrëmë në Met Gala, por shqiptarët e kanë bërë edhe më herët.

Mbrëmë është mbajtur eventi i Met Gala, një mbrëmje kjo e cila mbledhë dizajnerët më të njohur botëror të cilët përkujdesen që të veshin divat e tyre, yjet më të famshëm e më të suksesshëm të momentit.

Tema e mbrëmjes së djeshme ka qenë hapja e një ekspozite të modës që është bërë në Met, e yjet janë shfaqur me dukje nga mëtë ndryshmet që përfaqësonin më së miri modën.

Ndër të pranishmit ishte edhe artistja Jennifer Lopez.

JLo është shfaqur në një fustan të gjatë e të bardhë Versace, që i zbulonte mjaft shumë gjoksin dhe këmbën.

Por, ajo që e karakterizonte dukjen e saj ishte një detaj që ajo ka vendosur në kokë.

Bëhet fjalë për një lloj kapeleje e punuar me materialin e njëjtë si fustani, që ia ka mbuluar të gjithë flokët por në të cilën këngëtarja duket shumë me stil.

Megjithatë, këtë stil e kemi parë shumë më herët, disa muaj madje, dhe atë nga modelja dhe një dizajner shqiptar.

Është Oriola Marashi ajo edhe cila ka bërë një fotosesion për dizajnerin Pajtim Raci, i cili ka stilizuar Marashin për tu dukur thuajse njësoj si JLo mbrëmë.

Këto fotografi janë postuar qysh në muajin janar, në të cilën mund të vërehet detajet e njëjta si në stilizim ashtu edhe në materialin e përzgjedhur mbrëmë nga Versace e JLo.

Nuk mund të themi me siguri nëse ata janë frymëzuar nga dizajneri shqiptar, por ajo që mund të themi është se shqiptarët janë gjithmonë në hap, e ndonjëherë edhe para Hollywood-it, kur bëhet fjalë për art, muzikë e veshje.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...