Befason ish-missi: U braktisa nga i dashuri vetëm pse insistova për seks

Bota e Yjeve

Befason ish-missi: U braktisa nga i dashuri vetëm pse insistova për seks

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:49
Olivia Culpo

Njëra prej këtyre romancave për të cilën ende flitet është ajo me sportistin Tim Tibou. Raportohet se ai kishte vendosur ta braktisë bukuroshen, sepse ajo kishte kërkuar të bëjnë seks.

Ish-“Miss Amerika” dhe “Miss Universi”, Olivia Culpo, sapo ka festuar datëlindjen e saj të 27-të. Zeshkania superseksi, që nga viti 2012 kur ka dalë në skenën e garës për më të bukurën e planetit, magjeps të gjithë me bukurinë e saj, por medie më shumë duan të merren me romancat e saj të dështuara sesa me bukurinë e saj. Dhe njëra prej këtyre romancave për të cilën ende flitet është ajo me sportistin Tim Tibou.

Raportohet se ai kishte vendosur ta braktisë bukuroshen, sepse ajo kishte kërkuar të bëjnë seks. Tibou, i cili është një i krishterë i devotshëm, ishte përbetuar se nuk do të bënte seks para se të martohej, prandaj ishte detyruar ta braktiste Olivian. “Olivia nuk mund të duronte pa bërë seks, ndërsa Tim refuzonte kategorikisht.

Ai edhe në fillim të lidhjes i kishte thënë se nuk dëshiron të bëjë seks para se të martoheshin, por Olivia edhe pse në fillim kishte arritur të duronte, në fund ishte dorëzuar dhe i kishte dhënë atij ultimatum ose të bënin seks, ose të ndaheshin. Dhe ai e zgjodhi opsionin e dytë”, ka deklaruar një burim i afërt me ish-çiftin. Pas kësaj Olivia lumturinë e kishte gjetur te ragbisti Denny Amandoli, me të cilin ishte për dy vjet në lidhje. Edhe kjo lidhje nuk kishte përfunduar mirë, pasi ajo papritmas e kishte fshirë nga “Instagrami”, duke thënë se kishte bërë një pastrim të duhur.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat