“A nuk je shqiptare?”, Elena Foureira i përgjigjet moderatores shqiptare: Trashëgimia ime…

Bota e Yjeve

“A nuk je shqiptare?”, Elena Foureira i përgjigjet moderatores shqiptare: Trashëgimia ime…

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:00
Eleni Foureira

Këngëtarja e famshme, Eleni Foureira, e ka pranuar publikisht origjinën e saj shqiptare.

Por së fundmi, teksa ishte e ftuar në “Eurosong 2019” në Izrael, ajo bëri testin e “My  Heritage”, për të mësuar detaje nga origjina etnike dhe ajo racore.

Këngëtarja mbeti shumë e habitur kur menaxheri i kompanisë, i cili është edhe sponsor i “Eurovision”-it, i tha se ajo ka 68.8 për qind origjinë greke dhe nga jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit.

Ky test në fakt i befasoi të gjithë, mes tyre edhe moderatoren e njohur, Eva Murati. Kjo e fundit i ka komentuar Elenit në një postim të saj duke i thënë: “Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s’je shqiptare?”.

Eleni Foureira e ka lexuar komentin e Evës dhe i është përgjigjur: “Sigurisht që jam, por ishte testi ADN-së. Trashëgimia ime”.

Ndërkohë një sqarim rreth testit të ADN-së nga “My Heritage”, nuk e ka etninë shqiptare në rezultatet e tij. Shqiptarët ndahen mes ballkanasve dhe grekëve, kështu që shqiptarët nga veriu ndajnë ADN-në me popullin e Ballkanit dhe shqiptarët nga jugu me italianët e jugut dhe grekët.

Kur Eleni dëgjoi rezultatin e këtij testi, u shpreh se priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat