Lady Gaga shpëton paq! Bie aksidentalisht nga roboti në skenë

Bota e Yjeve

Lady Gaga shpëton paq! Bie aksidentalisht nga roboti në skenë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:40
Lady Gaga

Lady Gaga ka përjetuar një incident të sikletshëm teksa performonte live në skenë këngën e saj “Judas”.

Më 30 Maj artistja ishte duke performuar në skenën e koncertit të saj në Las Vegas ku në një moment ka tentuar të zbresë nga roboti ku kishte hipur, por ka rrëshkitur duke rrezikuar edhe jetën.

Fatmirësisht në këtë moment të performancës ajo ka pasur pranë dy balerinët e saj që e kanë ndihmuar yllin e muzikës t’ja hedh paq pa dëme, duke bërë të mundur që incidenti të kalojë pa zhurmë e Gaga të vijojë performancës sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Casi se nos cae Lady Gaga hoy!!! ? #gagavegas #ENIGMA

A post shared by Madre Monster (@madremonsterchile) on

Video-ja e rrëzimit të artistes është publikuar në rrjetet sociale nga fansat e pranishëm në koncert.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat