Fifi tregon ku i blejnë VIP-at rrobat “firmë” nga 5 euro - Bota Sot
Fifi tregon ku i blejnë VIP-at rrobat “firmë” nga 5 euro

Bota e Yjeve

Fifi tregon ku i blejnë VIP-at rrobat “firmë” nga 5 euro

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 13:58
Fifi

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është e njohur për lirshmërinë e saj.

E ftuar në emisionin ‘Thumb’, këngëtarja ka treguar hapur se ajo bën një jetë të thjeshtë si të gjithë, duke hipur në autobus e duke blerë rroba të lira.

“Nuk domethënë që je artiste dhe nuk mund të blesh në dyqane që i kanë nga 25 mijë lekë një fustan apo një palë xhinse.

Image

Këtë fustanin e kam blerë 15 mijë lekë, këtë këmishën ma ka sjellë një faqe online që t’i bëj reklamë. Dje isha në Prishtinë dhe kisha gjithë ditën që sillesha vërdallë me një palë rroba dhe u stresova shumë.

Afër hotelit është një dyqan që ka rroba nga 3 euro. Sa u futa gjeta një palë tuta të verdha 3 euro. A e dini sa shumë VIP-a shkojnë në Turqi blejnë rroba nga 5 euro?”, ka treguar Fifi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...