Mes thashethemeve për lidhje të re, Dua Lipa shfaqet atraktive në “Glastonbury 2019”

Bota e Yjeve

Mes thashethemeve për lidhje të re, Dua Lipa shfaqet atraktive në “Glastonbury 2019”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 10:39
Dua Lipa

Këto ditë po qarkullojnë thashetheme se Dua Lipa ka nisur lidhje të re me Anwar Hadid, shkruan DailyMail.

Dua Lipa ka treguar figurën trupore në “Glastonbury 2019”, të premten, derisa iu bashkua një grupi të madh yjesh.

Autorja e disa hiteve, kishte veshur bikini në pjesën e sipërme, ndërsa po argëtohej në festival. Teksa po bisedonte në telefon, këngëtarja bëri që të gjithë t’i drejtonin sytë tek ajo.

Ky festival zhvillohet nga 16 deri më 30 qershor, ndërsa performojnë grupe të njohura si Stormzy, The Killers dhe The Cure.

Kjo paraqitje e Duas vjen pak ditë pas thashethemeve se ajo ka nisur lidhje me Anwar Hadid, 20 vjeç, tre javë pasi u nda nga Isaac Carew, 33 vjeç.

Dyshja ishin parë shumë të afërt në Los Angeles dhe Malibu.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat