Ngjyra më “IN” e sezonit që ka bërë për vete të gjitha vajzat e njohura shqiptare

Bota e Yjeve

Ngjyra më “IN” e sezonit që ka bërë për vete të gjitha vajzat e njohura shqiptare

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:31
Luana Vjollca

Këtë vit kemi vënë re se vera ka qenë e mbushur me ngjyra të shumta dhe me kombinime mjaft të guximshme të tyre.

Në fillim të 2019-tës u tha se ngjyra e koralit do të ishte e preferuara e këtij viti. Nuk dimë të themi nëse kjo ngjyrë do të mbizotërojë deri në fund, por këtë sezon kemi parë se një tjetër kolor është i preferuar, të paktën nga ana e vajzave të njohura të ‘showbiz-it’.

Nëse ju hidhni një sy profileve në ‘Instagram’ do të vini re se pjesa më e madhe e tyre muajt e fundit kanë veshur të paktën diçka në ngjyrë jeshile.

Image

Nuk bëhet fjalë për jeshilen e neonit që është një trend prej kohësh, por për jeshilen e barit, që ndonjëherë konsiderohet si paksa e vështirë për t’u kombinuar.

Kjo ngjyrë bie menjëherë në sy dhe për këtë sezon është perfekte, sepse është në sinkron me gjithë atmosferën që mbizotëron në ambientin e jashtëm për shkak të gjelbërimit të shumtë.

Pavarësisht se jo të gjitha do të preferonin ta vishnin, vajzat e njohura na kanë vërtetuar se është shumë trend për këtë sezon dhe nuk do të bënit keq që të paktën njëherë të shkrepnit një foto të bukur veshur me jeshile.

Madje mos ngurroni të guxoni me kombinimet, sepse siç na ka treguar edhe Jonida Maliqi kjo ngjyrë mund të përshtatet shumë mirë madje edhe me portokallinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat