Përkundër lidhjeve të dështuara me Ronaldon dhe Cooperin, Irina Shayk akoma beson në dashuri dhe në martesë

Bota e Yjeve

Përkundër lidhjeve të dështuara me Ronaldon dhe Cooperin, Irina Shayk akoma beson në dashuri dhe në martesë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:05
Irina Shayk

Bukuroshja ruse, Irina Shayk, në një intervistë për Harper’s Bazaar ka folur haptas për ndjenjat e saj, për herë të parë që nga ndarja me Bradley Cooper.

Modelja e famshme ka thënë se akoma beson në dashuri dhe martesë përkundër dështimit të lidhjes me aktorin hollivudian, me të cilin ka qenë në lidhje që nga viti 2015.

“Mendoj se është normale. Nëse diçka ju mungon, dëshironi ta keni (dashurinë). Ju tërheq ajo perdja, prapa të cilës nuk e dini se çfarë ka dhe dëshironi ta hapni dhe të merrni vesh.

“Padyshim se besoj në martesë. Nuk jam nga ata që janë kundër institucionit të martesës”, është shprehur Shayk, e cila ka një vajzë me Cooper të lindur në vitin 2017.

Ndryshe, Irina ka qenë më herë në një lidhje afatgjate (pesë vjeçare) me superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat