E gjykuan për videoklipin më të ri, Enca u mbyll gojën atyre që e kritikuan: Po të isha mashkull dhe të kisha modele seksi…

Bota e Yjeve

E gjykuan për videoklipin më të ri, Enca u mbyll gojën atyre që e kritikuan: Po të isha mashkull dhe të kisha modele seksi…

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 11:01
Enca

Një ditë më parë, këngëtarja Enca ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Jelous”.

Klipi i këngës është mjaft i nxehtë, e për këtë arsye është komentuar shumë.

Për videoklipin e “Jelous”, këngëtarja ka zgjedhur disa vajza me të pasme bombastike, të cilat nuk ngurronin t’i ekspozonin të veshura me bikini.

Image

E teksa kënga në kanalin e “Youtube” mori mijëra klikime, pati edhe komente që e cilësuan si të tepruar klipin, e sigurisht që Enca ka një përgjigje për ta.

“Po të isha mashkull dhe të kisha modele sexy në klip nuk do të ishte gjë e madhe, do ishte normale? Por meqë jam femër është ‘porn’. E adhuroj qenien e femrës dhe me këtë këngë dua që të gjitha femrat të përqafojnë sensualitetin e tyre”- shkruan Enca krahas një videoje të shkëputur nga klipi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat