Jeton me vjehrrën, kolegët i nxjerrin ‘sekretin’ moderatores shqiptare - Bota Sot
Jeton me vjehrrën, kolegët i nxjerrin ‘sekretin’ moderatores shqiptare

Bota e Yjeve

Jeton me vjehrrën, kolegët i nxjerrin ‘sekretin’ moderatores shqiptare

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:04
Vilma Masha

Vilma Masha mund të themi pa frikë se është një nga moderatoret më hermetike të ekraneve tona. Ajo ka folur rrallë për jetën private. Edhe një vit më parë kur u kurorëzua në martesë, media arriti të mësojë vetëm emrin e bashkëshortit të saj, Dori, dhe ndonjë foto nga rrjetet sociale. Ndërsa këtë të diel ajo nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të kolegëve të saj të studion “E Diell” në TCH.

Vilma Masha bashkë me Dritan Shakohoxhën ishin të ftuar me rastin e 15 vjetorit të “Digitalb”, por perveç punës, Ervin Kurti e pyeti: Si është të jetosh me vjehrrën në 2019, në të njëjtën shtëpi?

“Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të”, u shpreh moderatorja.

Image

Por Shakohoxha me batutë shtoi “aq të mira i ka marrëdhëniet Vilma me vjehrrën, sa kur ha drekë të puna dhe shkon në shtëpi, i vjen aq turp dhe ka aq frikë sa thotë nuk kam ngrënë dhe ha sërish…”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...